Kumtesë e Partisë për Veprim Demokratik
KUMTESË E PARTISË PËR VEPRIM DEMOKRATIK
��Larg syve të opinionit, pa transmetim televiziv për qytetarët, e ftuar nëpërmjet sms mesazhit , duke shkelur edhe normat e rregullores së Kuvendit të cilat përcaktojnë mënyrën e mbajtjes së seancave në raste urgjente, në Preshevë, sot ora 8 në mëngjes është mbajtur seanca e cila kishte për qëllim shpëtimin e qevrisjes aktuale nga masat e përkoshme.
Kriza në Kuvendin komunal dhe qeverisjen e Preshevës erdhi si pasojë e çarjeve brenda kampit të partisë e cila po qeverisë me këtë komunë, APN, kur një këshilltarë i saj, u largua nga ky subjekt.
Në të njejtën kohë u largua edhe këshilltari tjetër nga radhët e UDSH, për arsyet për të cilat opinioni me kohë është njoftuar, kishte refuzuar bashkëpunimin me të parin e komunës dhe strukturën udhëheqëse të kësaj komune.
Pra kriza është e brendshme, pasojë e shmangjes nga detyrat që i kishin marrë në zgjedhje, siç ka raportuar këshilltari i larguar.
Në Preshevë nuk kishte tentativë puçi apo rrëzimi, por, vetëm paaftësi menaxhimi me strukturat dhe kuadrat e veta të të parit të komunës.
Megjithatë, ashtu siç edhe vëzhguesit real të situatës e kanë pritur, shpëtimi erdhi nga “përkushtimi dhe angazhimi i këshilltarëve të SNS të Vuçiqit dhe SPS të Daçiqit.
Branko Trajkoviq dhe Stefan Angjelkoviq bënë të mundur që pushteti i Shqiprimit Arifit të vazhdojë jetëgjatësinë e tij për të krijuar edhe më tej përçarje, luftë brendashqiptare dhe luftë të shpallur ndaj Kosovës.
Vetëm para pak ditëve, i pari i komunës së Preshevës, në emisionin “Oksigjen” kishte deklaruar se “Albin Kurtin e kritikon”, ama, Vuçiqin e “urrenë”.
Sot me të drejtë shtrohet pyetja se cili është çmimi që preshevarët do ta paguajnë për shpëtimin që i urryeri i bërë urrejtësit.
�Pra, Shqiprimi u shpëtua. Nga Vuçiqi dhe Daçiqi.
Ndërsa Presheva me 95 për qind shqiptarë, me 36 nga 38 këshiltarët shqiptarë, edhe një herë mbeti në mëshirën e Listës serbe.
�Në këtë seancë tragjikomike, me gjatësi prej 5 minutash, 20 këshilltarë, (prej të cilëve 18 janë shqiptarë dhe 2 janë serbë), u përballën me një situatë të pakëndshme. Pikat e rendit të ditës u kaluan pa asnjë diskutim apo debat, pa asnjë fjalim, pa asnjë referim për ato pika. Goditje për demokracinë parlamentare, situatë e paprecedent.��Kuvendi edhe mund të mbajë seanca të jashtëzakonshme, por, janë të numëruara saktësisht situatat dhe mënyra se si thirren ato, si udhëhiqen, si votohet.
��Partia Për Veprim Demokratik, vlerëson se është e rëndësishme që institucionet e demokracisë të funksionojnë me përgjegjësi, legjitimitet dhe transparencë para qytetarëve.
Çfarë pazari diabolik paraqet ngjarja e mëngjesit të sotëm në Preshevë do të tregojë koha.
Seanca e sotme shprehu të kundërtën e vlerave të demokracisë parlamentare.
Duke u përfshirë në shantazhe, blerje dhe kërcënime të këshilltarëve të kuvendit komunal nuk krijohet stabilitet politik.
Sot edhe mund të të ketë shpëtuar SNS dhe SPS, por, kalaja ka nisur të rrënohet nga brenda, njësoj sikurse Vuçiqit. Fundi mund të shtyhet, por është i pashmangshëm.��Partia për Veprim Demokratik, angazhohet për mirëqeverisje në interes të mirëqenies së qytetarëve dhe do të vazhdojë të japë kontributin e vet për të siguruar që interesat e qytetarëve të Preshevës të përfaqësohen me përgjegjësi dhe transparencë.
Një Kuvend funksional është thelbësor për zhvillimin e qytetarëve tanë dhe për të ndërtuar një komunitet të fortë dhe të bashkuar. Një Kuvend i dirigjuar, i varur nga mëshira e pushtetëbërësve në Beograd nuk është interes i preshevarëve.
Pushtet pa legjitimitet e kredibilitet.
I papërgjegjshëm, i varur nga SNS dhe SPS, Kuvend i kontrabandës e qeverisjes banditeske nuk i bëjnë nderë Preshevës e as preshevarëve.
Mjerisht natyra e këtillë institucionale po vazhdon të bëhet përcaktuese e politikave, kjo është e papranueshme për shqiptarët. Andaj duan zgjedhje për Preshevën.
Pazaret nuk sjellin stabilitet e aq më pak zgjidhje.
Zgjidhja janë Zgjedhjet.
SHËRBIMI PËR INFORMIM I PVD-së