Kryetari Preshevës i reagon Hotit: Në Graçanicë valon flamuri serb e paguhet me Dinarë të Serbisë, kurse në Luginë çdo fest të 28 nëntorit duhet ti nënshtrohemi gjykatës e të paguajmë gjoba për flamur!
Kryeministri në detyrë i Kosovës sot doli në konferencë për shtyp ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës. Hoti deklaroi se Kosova do ta rikthejë reciprocitetin me Serbinë e në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi.
Kur jemi te reciprociteti: Në rrugën “Kralja Milutina” afër “Pošta Srbije” përball një ndërtese publike ku valon flamuri i Serbisë në Graçanicë të Kosovës, në një dugoj fare afër aty paguan me Dinarë të Serbisë, e kusuri të kthehet në Dinarë ??☝.
Reagimi i plotë i Arifit :
Ndërsa ne në Preshevë, në çdo feste të flamurit kombëtar më 28 nëntor ??, duhet ti nënshtrohem gjykatës e të paguajm gjoba, sepse kemi vendosur flamurin ?.
Detaje tjera nuk po i përmendi, mjafton me kaq ?!
Kurse per këta “Kolegët” e mi të dashur, e dini dhe i njohni ju më mirë se une ???♀️??!