Të fundit

Anëtari i Nismës: Kurti duhet ta lëshojë Kosovën, ose të vritet

Haxhi Hoti, anëtari i Nismës Socialdemokrate ka kërcënuar publikisht pretendetin për Kryeministër Albin Kurti.

Ai ka thënë se Kurti ose duhet ta lëshojë Kosovën, ose duhet të vritet, shkruan GazetaBlic.

“John F. Kennedy Ishte interes i popullit amerikan që të jetë President, por nuk ishte interes i shtetit amerikan që të jetë President”.

“Albin Kurti është interes i popullit të Kosovës ndoshta, po nuk është interes i shtetit të Kosovës të jetë kryeministër”.
“Albin Kurti i ika 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”, ka shkruar Haxhi Hoti në profilin e tij në Facebook.
Ndryshe, në zgjedhjet e 6 tetorit Hoti, ishte kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës. /