Maqedoni

13 viktima dhe 104 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 104 persona të infektuar me virus korona të detektuar nga 918 teste të bëra. Jetën e kanë humbur 13 pacientë, katër nga Shkupi, katër nga Prilepi, një nga Velesi, një nga Ohri, një nga Kavadari, një nga Probishtipi dhe një nga Negotina, të gjithë në kushte spitalore. Nga ana tjetër 539 persona janë shëruar nga virusi. Numri i rasteve aktive në vend është 15 970.