Të fundit

Kryetari i komunës Arifi priti Ministrin Zemaj: Kërkojmë adresim të problemeve tona te Qeveria e Kosovës

Ministri Armend Zemaj u prit sot nga Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi. Në takim z.Arifi kërkoi nga Ministri Zemaj që problemet e komunës së Preshevës të adresohen në Qeverinë e Republikës së Kosovës, raporton rtvp.

Pas takimit Kryetari Arifi doli me komunikatë për opinion të cilën po e publikojmë më poshtë:

Sot pata kënaqësinë të mirëpresim në komunën e Preshevës Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Armend Zemaj.

Ministri u njoftua nga afër me situatën momentale në komunën tonë rreth pandemisë globale COVID 19.
Kërkesat tona sidomos në fushën e shëndetsisë ia sqaruam ministrit dhe kabinetit të tij, ndërsa fokus të veçant kishim Fondin Kombëtar të Solidaritet, ku në mesin e disa fushave përfshihet edhe fusha e shëndetësisë konkretisht ndërtimi i spitalit rajonal Preshevë Bujanoc.

Nga Ministri morëm premtimin se kërkesat tona do të shqyrtohen nga ministria përkatëse por ministri Zemaj do të adresoj problemet dhe kërkesat tona edhe në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Faleminderoj Ministrin për vizitën e tij në Luginë të Preshevës, duke shpresuar në takime më të shpeshta dhe me rezultate konkrete dhe kërkesa tona të realizuara nga Republika e Kosovës.