Të fundit

Lajm i fundit: Ndizet deponia e mbeturinave të qytetit

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, nga persona të panjohur është përfshirë në flakë deponia e mbeturinave të qytetit, ku tashmë flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të deponisë.

Kamerat e sigurisë nuk kanë arritur të regjistrojnë zjarrvënësit, pasi flakët e para janë vërejtur nga pjesa e pasme e shpatit në thellësi të pa kapshme për kamerat.

Stafi dhe punëtorët e NP Moravica, ekipi i zjarrëfikseve, si dhe përfaqësuesit e komunës kanë dalur në vend të ngjarjes dhe kanë marrë masa për organizimin e fikjes së zjarrit.