LajmeTë fundit

Kryetari i KKSH-së: E DOMOSDOSHME TRAJTIMI I LUGINËS NË DIALOGUN KOSOVË-SERBI

Këshilli i të drejtave të njeriut në Preshevë ditën e djeshme organizoi konferencën “LUGINA E PRESHEVËS dhe BASHKIMI EVROPIAN-SFIDAT GJATË RRUGËS”.
Pjesëmarrës ishin ambasadori i Gjermanisë në Beograd, z. Scheib, përfaqësuesi i OSBE-së z. Bosisio, kryetari i TK-së z.Stankoviq si dhe drejtuesi i KDNJ-së Kamberi.

Ky është statusi i plotë i kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi Ragmi Mustafa:

Dje në konferencën e mirë organizuar “Lugina e Preshevës dhe Bashkimi Evropian – sfidat gjatë rrugës” nga Këshilli për Drejtat e Njeriut (KDNj) paraqita rëndësinë e daljes nga “status quo”, në praninë e: Shkëlqesisë së Tij ambasadori i Gjermanisë z. Thomas Scheib, përfaqësuesi i zyrës së OSBE-së për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë z. Giacomo Bosisio, kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stanković si dhe kryetari i KDNj-ës Belgzim Kamberi.

Proceset e ngelura, si pasojë e neglizhimit dhe mosrespektimit të marrëveshjeve nga Qeveria e Serbisë me përfaqësuesit institucional e politik të shqiptarëve të Luginës ka rezultuar me gjendjen e pa shpresë. Ilustrova me shembuj konkretë.

Serbia duhet të rinisë dialogun me shqiptarët e Luginës për “planin 7 pikësh”. Të ri dizajnoj – planin akcional- për kapitullin 23 e 24 e posaçërisht pjesën për drejtat e pakicave, në plotësimin e standardeve dhe harmonizimin me nivelin evropian e rajonal. Nuk ka vullnet.

Andaj, ri përsërita kërkesën për përfshirjen e çështjes së Luginës së Preshevës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në një zgjidhje gjithëpërfshirëse si domosdoshmëri për paqen.