Kryetari Arifi: Takoi një pjesë të Organizatave të shoqërisë civile si dhe disa Organizata sportive
Kryetari komunës z. Shqiprim Arifi bashkë me zëvendësin e tij z. Armend Aliun takuan një pjesë të Organizatave të shoqërisë civile si dhe disa Organizata sportive të Komunës sonë.
Tema e takimit ishte rreth aktiviteteve e projekteve të tyre përmes të cilëve u shërbejnë qytetarëve tanë, sfidat me të cilat ballafaqohen etj.
Gjatë takimit kryetari Arifi shpalosi strategjinë për zhvillimin e tyre, synimet për arritjet e qëllimeve të avancimit të shoqërisë sonë në përgjithësi, ku për vitin 2019, në kuadër të përkrahjes së sektorit jo-qeveritar, përmes Buxhetit të Komunës së Preshevës, janë ndarë 8 milion dinarë enkas për Organizatat joqeveritare.
Duke patur parasysh se është një shumë e konsiderueshme që asnjëherë më parë nuk ka ndodhur në Komunën tonë, në kuadër të konkursit për OJQ-të, pritshmëritë tona do të jenë të larta për projekt-propozime kualitative, që do të kenë në fokus avancimin e qytetarëve tanë, përmes aktiviteve që do të realizohen nga Organizatat tona lokale.