LajmeTë fundit

Sot, filloi manifestimi tradicional “Ditët e Komandant Lleshit”

Sot, me organizimin e “orës letrare” filloi manifestimi tradicional “Ditët e Komandant Lleshit” në Bujanoc, për nderë të rënies heroike të Ridvan Qazimit-Komandant Lleshit.
Me rënien heroike të dëshmorëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nuk ka marrë fund asgjë. Në fakt, gjithçka ka filluar për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Nderimi sot për dëshmorët, shënimi i këtij manifestimi përkujtimues është nderim për të ardhmen tonë, që e kaluara të mos përsëritet kurrë dhe që idealet të përjetësohen. Duke e dashur vendin e dashur njëri-tjetrin. Ne të vetmen mundësi e kemi të mbështetemi tek njëri-tjetri.Përkulje e përjetshme.