Kryetari Arifi behet objekt talljeje nga gazetaret kosovar
Që nga dalja e parë në konferencë të përbashkët më 10 Shtator të vitit të kaluar, pas takimit të Presidentit Thaçi me liderët politik të Luginës, mediat kosovare vazhdimisht janë tallur me kryetarin e Komunës së Preshevës z.Arifi. Ai vazhdimisht ka qenë objekt talljeje gjatë intervistave të zhvilluara nëpër media të ndryshme të Kosovës. Ata kanë shfrytëzuar këtë paaftësi dhe diletantizmin e tij politik. Kjo shihet shumë qartë ku për këtë periudhë gati njëvjeçare ka qenë pjesë e shumë intervistave në të cilat kryetari ka treguar naivitet dhe injorancë të dukshme në raport me rrethanat nëpër të cilat po kalon rajoni. Kjo u vërejtë edhe në emisionin politik Debat Plus te RTV Dukagjini. Ai si zakonisht thirrej vazhdimisht në atë që ka jetuar në Gjermani dhe se ka sjellur mentalitetin gjerman të punës por kjo kundërshtohej fortë nga analistët të cilët ishin të informuar shumë mirë në lidhje me menaxhimin e tij në komunën e Preshevës e cila është shumë larg një mentaliteti gjerman. Sheshazi analistët për gjatë gjithë debatit shumë herë e zunë ngushtë kryetarin për keqmanixhimin dhe mos mbajtjen e premtimeve që kryesisht lidhen me investimet për të cilat ishte zotuar nëpër tubime parazgjedhore, duke luajtur kështu me këtë kartë të rëndësishme ekonomike duke patur parasysh rrethanat ekonomike në të cilat gjendet komuna e Preshevës dhe Lugina në përgjithësi.
Sa i përket qëndrimit të tij politik në lidhje me temën aktuale të korigjimit të kufirit në mes Rep. së Kosovës dhe Serbisë, ai ka ndryshuar shumë herë qëndrimet e tij, duke deklaruar tani që është kundër kësaj ideje. Kryetari Arifi me deklaratat e tij kundër korigjimit të kufirit paraqet një avanturier politik, i cili me teket e tij dëshiron të luaj gardianin e kufijve ekzistues të Rep. së Kosovës, rrespektivisht disa komunave në veri të Kosovës. Kjo është një qasje amatoreske e tij edhe pse dihet që një kryetar komune siç është z.Arifi nuk pyetet fare nga faktorët ndërkombëtarë të cilët në këtë rast janë ata që marrin vendimet e mëdha. Kryetari Arifi përmes tekeve të tij nuk mendon fare për qytetarët e Luginës të cilët po largohen çdo si pasoj e moszgjidhjes së statusit politik të kësaj treve shqiptare të mbetur nën Sërbi.