Kryeparlamentarja Osmani pret kryeministrin Rama
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Rama, pas takimit me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, ka arritur në Kuvend. Pas takimit me Osmanin, atë do ta presë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Arsyeja e vizitës se Ramës në Kosovë është aktakuza në Speciale ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.