Shqipëri

Kryeministri Rama jep një lajm fantastik, 90 vjeçarja nga Hasi arrin të shërohet nga koronavirusi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një njoftimi ka dhënë një lajm mjaftë të mirë.

Rama ka treguar që nja 90 vjeçare nga Hasi ka arritur të shërohet nga koronavirusi, shkruan IndeksOnline.

“Tani edhe 120 të paktën o non, se 100 nuk bohet llaf” ka shkruar përveq tjerash Rama.

Koronavirusi ka prekur shumë persona edhe në Shqipëri ku ka pasur edhe raste të vdekjeve.

Ndërsa qeveria është duke bërë përpjekje të vazhdueshme që të marrë masa në parandalimin e përhapjes së pandemisë covid-19.