Lajme

Qeveria serbe miraton vendimin, pasi të mbarojë gjendja e jashtëzakonshme nga 100 euro për çdo qytetarë të rritur

Dekreti i Qeverisë për dhënien e ndihmesës së drejtpërdrejtë qytetarëve të saj si dhe kompanive private, siç u njoftua më parë, parashikon ndihmë financiare për të gjithë qytetarët e Serbisë, përcjell Ministria Lajmeve.

Vendimi përcakton që pasi të mbarojë gjendja e jashtëzakonshme, të gjithë qytetarët e rritur do të paguhen me ndihmë financiare në shumë prej 100 eurove.

Rregullorja nuk parashikon më shumë detaje, përveç që procedura, mënyra dhe kushtet e pagesës rregullohen më ngushtë nga Qeveria serbe.

Ministri Malli gjithashtu tha se ishte në dijeni të propozimit të një pjese të ekonomisë që ndihma financiare për qytetarët duhet të paguhej përmes kuponave, por që Qeveria vendosi të mos e bënte në atë formē.

Sipas vlerësimeve të Këshillit Fiskal, kjo ndihmë financiare për qytetarët do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 600 milion euro.