Kryemadhi: Padia e Ramës nuk ka për qëllim Haradinajn, por përçarjen e unitetit kombëtar
Kryetarja e LSI-së në Shqipëri, Monika Kryemadhi, ka reaguar sa i takon padisë së ngritur ndaj Ramush Haradinajt, nga ana e kryeministrit Edi Rama.
“Padia groteskte nuk ka për qëllim Haradinajn por përçarjen e unitetit kombëtar. Me këtë padi të zezë, Rama do të njollosë Haradinajn dhe luftën për çlirimin e Kosovës. Ky njeri fasadë për t’i ardhur në ndihmë tezës serbe gjeti ditën e masakrës së Reçakut për të çuar padinë e tij”, u shpreh Kryemadhi në një takim me strukturat e partisë në Korçë, raporton Tch.
Ajo tha se “jemi përkrah Ramush Haradinajt dhe kundër antishqiptarit Edi Rama”.