Të fundit

Bujanoc/ Vendoset gurëthemeli i pllakës përkujtimore të Jonuz Musliut

Në dy vjetorin e vdekjes së Jonuz Musliut ish-shefit politik të UÇPMB-së, kryetarit të KK të Bujanocit dhe KKSH, liderit të LPD-së, në fshatin e lindjes në Konçul të Bujanocit sot është vëndosur gurëthemeli i pllakës përkujtimore të Jonuz Musliut.

prezencë të bashkëluftëtarëve, familjarëve, përfaqësuesve isntitucional dhe politik dhe shum pjesmarrësve tjerë u përkujtua jeta dhe vepra e Jonuz Musliut. “Vepra dhe figura e Jonuz Musliut janë shembull për ne dhe pasardhësit e tij se si duhet dhe mbrohet atdheu.

Në asnjë moment të jetës së tij nuk kurse asgjë nga vetja me të vetmin qëllim që kësaj treve ti sjellë lirinë të cilën e kishte synim në çdo moment dhe hap të jetës së tij.

Ideali i tij na bënë që ne sot të jemi krenarë që kishim një lider si Jonuz Musliu dhe do të kemi një udhërrëfyes se si duhet dhe mbrohet atdheu” kështu u shpreh në fjalimin e tij kryetari i OVL-së në Bujanoc Bejtulla Bejtullahu.

Gjatë ditës së sotme në sallën e vogël të shtëpis së Kulturës në Bujanoc me fillim prej orës 14:00h është mbajtur turneu memorial i shahut “Jonuz Musliu” në të cilin morën pjesë shahistë të shumtë nga vendi dhe rajoni.