Kronikë zgjedhore/ Voton kryetari deritanishëm Shqiprim Arifi
Kandidati për kryetar të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka deklaruar se sot do të përfundojë odiseada e nisur kohë më parë. Ai pasi ka votuar në fshatin e tij të lindjes në Tërrnavë, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në mënyrë masive për të votuar.
Arifi po ashtu ka ftuar qytetarët që të bashkohen për ndryshimin pozitiv të luginës.
“Ne sot po përfundojmë një udhëtim, një odise që ka filluar qysh më herët. Edhe në këto kushte klimatike edhe në atmosferë demokratike, sot e përfunduam obligimin si qytetarë. Unë ftoj të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të kryejnë obligimin. Të frekuentojnë njësitë zgjedhore për të votuar dhe për politikbërjen e viteve të fundit në komunën tonë. Dhe të bashkohemi në ndryshomin pozitiv dhe vazhdimësisë së qytetit tonë, i cili duhet të përqafohet nga të gjithë në mënyrë prelibishitare”, ka deklaruar ai.
Kryetari i deritanishëm, Shqiprim Arifi i shoqëruar me bashkëshorten e tij, ka votuar në njësinë 15 në Tërrnavë.