Kronikë zgjedhore/ Sinani u drejtohet banorëve të njësive 7,8 e 9 – Kënaqësi të jem pranë jush
Kandidatja për kryetare të komunës Ardita Sinani së bashku me kandidatët për këshilltarë nga radhët e PVD’s sot takoi nga afër qytetarët e Njësisë 7,8 e 9, përcjell Ministria e Lajmeve.
“Me kandidatët e njësive 7, 8 e 9, të cilët janë një kombinim i shkëlqyeshëm mes përvojës, energjisë e profesionalizmit, duke diskutuar edhe me banorët kuptuam për nevojat e një intervenimi urgjent, por edhe të mirëmenduar në aspektin infrastrukturor, por edhe dnë ndihmë bizneseve të shumta që operojnë në këtë pjesë të Preshevës. Asfaltin do ta paguajmë më lirë e me ato para do t’i ndihmojmë qytetarët.Këtu kemi planifikuar ndërtimin e Hallës së Sporteve. Kjo është nevojë urgjente për rininë e komunës sonë që t’i vënë në funksion talentet e afinitetet e tyre sportive. Duke pasur në rend të parë kujdesin ndaj rinisë, si potenciali kryesorë i shoqërisë tonë në Preshevë, në udhëheqjen time, rifillimi i procedurave për ndërtimin e hallës së sporteve do të jetë një nga prioritetet e mija.Banorëve të këtyre rrugëve u premtova se secili projekt për ta do të diskutohet bashkë me ta, në mënyrë që interesi i banorëve, e jo ai i bizneseve të pushtetit, të jetë i vetmi udhërrëfyes i qeversjes sonë të mirë.”- ka shkuar Sinani në postimin e saj
Më poshtë mund ti shhni edhe disa fotografi të vizitës së PVD’a në zonat e lartëpërmendura :