Të fundit

Ndodh edhe kjo: Në Luçan të Bujanocit, shoferi godet murin e një shtëpie, lëndohen rëndë dy persona

Dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur të mërkurën në fshatin Luçan të Bujanocit.
Aksidenti ka ndodhur kur drejtuesi i mjetit “Mercedes” (51) me targa gjermane ka humbur kontrollin e veturës, ka dalë nga rruga, pas së cilës automjeti është përplasur me murin rrethues të një shtëpie, thotë policia.

Vozitësi, i cili është nga komuna e Bujanocit, me atë rast ka pësuar lëndime të rënda trupore, për të cilat është transferuar në spitalin e Vranjës, e më pas në Qendrën Klinike në Nish.

Lëndime të rënda ka pësuar edhe një pasagjer në “Mercedes”, i cili po kujdeset në spitalin e Vranjës.

Policia rrugore ka kryer hetim në vendngjarje, ndërsa për kallëzimin do të vendosë prokuroria kompetente.