Lajme

Kroacia kthen karantinën, izolim 14 ditor për këto shtete të Ballkanit

Kroacia rivendos karantinën për vizitorët nga 4 fqinjët e saj të Ballkanit Perëndimor, pasi rajoni është përfshirë nga një valë e dytë e koronavirusit.

Qytetarët e Bosnje-Hercegovinës, Serbisë, Kosovës dhe Maqedonisë se Veriut do të duhen të izolohen për 14 ditë pas mbërritjes në Kroaci, ndërsa do të përjashtohen nga kjo masë udhëtarët që kalojnë atje, transit.

Në fund të muajit maj, Kroacia hapi kufijtë për 10 shtete të BE, përfshirë Gjermaninë, Austrinë dhe Estoninë. Vendi kishte regjistruar pak ose aspak infektime të reja që prej mesit të majit, por situata u përkeqësua javën e kaluar kur nisën të regjistroheshin deri në 30 raste të reja në ditë./Express/