Të fundit

Policia serbe arreston preshevarin me 332 kilogramë marihuanë në Nish

Është arrestuar një person A.I. (31) nga Presheva. Ai akuzohet për veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.

Policia sonte në Nish ka ndaluar një kamion “Mercedes” me rimorkio, të cilin e drejtonte i dyshuari A.I., dhe në rimorkio të kamionit gjetën disa kuti me 332 kilogramë marijuanë, njofton policia.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të paraqitet para prokurorit të lartë publik në Nish.