Lajme

Tatuazh në gjoks me portretin e Bin Laden, Italia dëbon 35 vjeçarin shqiptar

Media italine kanë bërë me dije mbi një rast të paprecedentë, ku një shqiptar është dëbuar nga shteti fqinj për shkak të një tatuazhi dhe prirjeve të tij ekstremiste.

I riu 35 vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet me dije, kishte bërë tatuazh në gjoks portretin e Bin Laden-it, por kjo i ka kushtuar qëndrimin në Itali.

Po sipas medias italiane, gjatë qëndrimit të tij, 35 vjeçari kishte krijuar shoqëri me persona që kishin prirje ekstremiste. Autoritetet i kanë kërkuar që të largohej nga Italia, por 35 vjeçari nuk e ka zbatuar urdhrin. Kësisoj, autoritetet e kanë dëbuar me forcë të riun, i cili nuk do të mund të shkelë më dot në territorin e Italisë./Express