Kosovë/ Ndryshon orari i kufizimit të lëvizjes, propozohet nga ora 17:00-06:00.
Ministri i Shëndetësisë, z.Arben Vitia përmes një postimi në Fb e tij ka bërë të ditur se në koordinim të plotë me GNMI, MOB dhe ministritë e linjës i është propozur Kryeministrit Kurti dhe Qeverisë plotësim-ndryshimi i vendimeve në raport me masat të cilat kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik, përcjell Ministria Lajmeve.
Postimi i plotë i Ministrit Vitia:
Të nderuar qytetarë,
Ministria e Shëndetësisë në koordinim të plotë me GNMI, MPB dhe ministritë e linjës, konform Planit të Veprimit Kombëtar dhe në pajtim të plotë me masat emergjente të aprovuara nga Qeveria e Kosovës, pas analizimit të situatës epidemiologjike, monitorimit të kujdesshëm të këtyre ditëve, posa i propozoj Kryeministrit Kurti dhe qeverisë së Republikës plotësim-ndryshimin e vendimeve në raport me masat të cilat kanë për qëllim mbrojtjen shëndetit publik.
Ndër to edhe ndryshimi i vendimit sa i përket orareve të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve. Tani ky kufizim do të jetë nga ora 17:00 deri në orën 06:00.
Të dashur qytetarë,
Bashkëpunimi juaj, vetdisiplina, kujdesi dhe solidariteti janë jetike në këtë betejë.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të jemi bashkë në administrimin e kësaj situate.
Ju lutem që të mirëkuptoni, ndiqni dhe të zbatoni të gjitha masat e reja. Për çdo shkelje të masave të përcaktuara, do të shqiptohen dënimet konform dispozitave ligjore.
Ju faleminderit për mirëkuptim!