Lajme

Edhe Jeta Xharra i reagon Richard Grenellit pas deklaratës së tij në t7

Gazetarja Jeta Xharra, ka analizuar katër fakte që lidhen me situatën politike në Kosovë, të cilat i ka vlerësuar si “rrena”.

Ajo ka thënë se rinia po ikë nga Kosova, për shkak të korrupsionit e padrejtësisë që ka mbizotëruar deri tash në Kosovë.

Sipas saj, kalimi i veturave mes Kosovës e Serbisë nuk po bëhet për shkak të pengesave në tabela që i bën kjo e fundit.

Xharra ka thënë po ashtu se Vetëvendosje nuk ka “rrejt” kur ka thënë se do ta heq tarifën, pasi sipas saj VV-ja po e heq taksën dhe për këtë po urohet nga shumë shtete.

Ajo ka analizuar edhe deklaratën e Richard Grenellit, që ka thënë se nuk ka parë marrëveshje për shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi. Sipas saj, Grenell nuk po e mohon informatën për të cilën, kanë treguar Judah, Server, Joseph dhe Burns.BotaSot

Postimi i plotë i Xharrës pa ndërhyrjen e redaksisë:

Fact check 1: Ekonomia e Kosoves, vendet e punes dhe ikja e rinise nga Kosova nuk jane tu ndodh prej qe u qit tarifa por per shkak te korrupcionit e padrejtesise qe ka mbizoteru ne Kosove deri tash. Verdikti: RRENE E KULLUAR

Factcheck 2: Kalimi i kerreve rentacar mes Kosoves e Serbise nuk jane tu pas problem per shkak te tarifes, por per shkak te pengesave ne tabela qe i ban Serbia, pra argument pa lidhje qe mbeti i pasfidum. Verdikti: RRENE E KULLUAR

Factcheck 3: Po VV e ka premtu qe ka me hjek tarifen PRESJE, DHE KA ME ZEVENDESU ME RECIPROCITET. Pra nuk o e vertete qe kur ka thane qe ka me hjek, ka rrejt – pe hjek edhe ka nis me hjek edhe per kete po urohet prej shume shteteve. Verdikti: RRENE

Factcheck 4: Grenell tha qe s’ka pa marreveshje per shkembim territoresh, por nuk tha qe kjo nuk egziston. Pra, kjo nuk e mohon informaten per te cilen Judah, Server, Joseph dhe Burns na kane kallxu! Verdikti: ME KOS