LajmeTë fundit

KKSH: Të hënën fillon emetimi i mësimit në TV për nxënësit e shkollave fillore në Luginën e Preshevës

Të hënën fillon emetimi i mësimit në TV për nxënësit e shkollave fillore në Luginën e Preshevës, njofton Këshillili Kombëtar Shqiptar.

Njoftimi i KKSH-së :

Mësimet mund ti ndiqni në : RTV SPEKTRI, RTV ALDI, RTV BUJANOC & RTV PRESHEVA.

Në kanalin zyrtar të Këshillit Kombëtar Shqiptar në YouTube.

Një punë e angazhim shumë i madh, por me qëllime fisnike Me përkushtim të përbashkët po ofrojmë mundësi të barabartë për nxënësit shqiptarë, ashtu siç është siguruar edhe për nxënësit e shumicës.
Falënderit, gjithë mësimdhënësit e kyçur me kurajo të pa shoq, për të lehtësuar mësimnxënjen për nxënësit e shkollave fillore.
Falënderit gjithë drejtuesit e institucioneve shkollore për bashkëpunim shumë të mirë. Në veçanti drejtorit Zejni Fejzullahu dhe Gafurr Hyseni, sigurisht edhe Shukri Ymeri e gjithë të tjerët, sikur edhe Administratës shkollore të përfshirë në këtë ndërrmarrje të përbashkët arsimore.
Falënderit komunës së Bujanocit për dezinfektimin e hapësirave të video xhirimeve në sh. m. “Sezai Surroi” dhe Këshillin Kombëtar Shqiptar.