Kosova merr një pikë ndaj Greqisë
Greqia dhe Kosova kanë ndarë pikët duke luajtur baras 0-0 në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës C, në Ligën e kombeve.
Dardanët’ këtë ndeshje e nisën me shumë ndryshime në formacion, shkaku i mungesave.
Pjesa e parë nuk dhuroi gola, por rastet nuk munguan.
Vendasit grek ishin për një nuancë më të mirë, por edhe Kosova ka mundur të tregohet më e rrezikshme, por që Lirim Kastrati të provonte goditjen në dy raste, kur zgjodhi të pasonte për Benjamin Kollin
Vazhdimi i pjesës së dytë, ishte i barabartë si në lojë, por mbeti edhe në rezultat.
Ky ishte barazimi i dytë për Kosovën këtë sezon në Ligën e Kombeve, ku ka regjistruar edhe dy humbje./