Vuçiq pas takimit me Hill: E rëndësishme përfshirja e SHBA-së në parandalimin e përshkallëzimeve në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill, me të cilin ka biseduar për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe për mundësitë dhe propozimet e Bashkimit Evropian për vazhdimin e dialogut për normalizimin të marrëdhënieve me Kosovën. 

Vuçiq ka theksuar në llogarinë e tij në Instagram se Serbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, por edhe se është e qartë në mbrojtjen e popullit të saj dhe interesave kombëtare.

“Një bisedë e hapur dhe konkrete me ambasadorin amerikan Christopher Hill për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe për mundësitë dhe propozimet e BE-së për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën. Theksova rëndësinë e përfshirjes së SHBA-së në parandalimin e përshkallëzimeve të mëtejshme të shkaktuara nga lëvizjet pothuajse të përditshme të njëanshme dhe të paligjshme të institucioneve të përkohshme të Prishtinës dhe ritheksoi domosdoshmërinë e formimit të Asociacionit të Komunave Serbe”, tha Vuçiq. FrontOnline.