Koronavirusi në Shqipëri/ Shërohen 8 persona në 24 orët e fundit
Në orët e vona të së hënës, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë se 8 persona janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Deri tani, në total vendi jonë numëron 52 persona të shëruar.
Ndërkaq në Shqipëri nga koronavirusi janë prekur 223 persona, nga të cilët 12 kanë ndërruar jetë.
Viktima e fundit ishte një 82-vjeçare nga Tirana. E moshuara po trajtohej prej 5 ditësh në spitalin infektiv, por në dy ditët e fundit gjendja e saj u rëndua së tepërmi./Opinion.al