Shqipëri

Tërmeti, Rama: Ministra dhe deputetë të gjithë në Durrës për të ndihmuar cdo familje

Rama-prefektit të Durrësit: Hapni stadiumin për të akomoduar familjet e prekura.

“Mbrëmë jam marrë unë me dritat e stadiumit, gjëja më e thjeshtë ishte t’u hapet stadiumi dhe të mos rrinin në rrugica, sot stadiumi duhet të jetë i hapur dhe i pajisur me të gjithë strukturën akomoduese, janë 700 stretër në kovaleshencësn e mbrojtjes në dispozicion. Tërmetin nuk e parashikon dot askush. Nuk do të thotë aspak se ajo që ndodhi do të vijojë, por tërmeti është në psikologjinë e njerëzve akoma. Prandaj duhet t’u ofrojmë gjithcka, stadiumin e hapur të ndriçuar dhe kapacitetet, autobus në dispozicion nëse kanë probleme psikologjike” tha Rama.

“Faleminderit për gjithcka që është bërë, punë mbreslënëse nga pikëpamja e organizimit. Meriton vlerësim struktura e emergjencave civile dhe po ashtu cdo strukturë tjetër që ka bërë detyrën e vet, por nuk ka harruar të informojë. Sepse në këtë situatë informacioni është baza. Tani sot është një ditë e vështirë për ata që kanë ndier më shumë goditjen dhe janë akoma në efektin e atij stresi, është një ditë për t’u qendruar afër dhe për t’iu sqaruar aspekte të thjeshta. Plasaritjet të godinave, jo domosdoshmërisht përbëjnë rrezik, pasi janë sipërfaqësore, ashtu sikur nuk është çarje pallati kur në një pallat të goditur nga tërmeti funksionon fuga sizmike, janë ndarje të brendshme strukturore të parashikuara për tërmetin, për të amortizuar tërmetin.

Cdo plasaritje të inspektohet dhe cdo cënim i dukshëm i cdo pallati të inspektohet, pasi mund të jetë reagimi i ‘fugës sizmike’, por mund të jetë edhe cënim strukturor që e bën të rrezikshëm. Kështu që unë do të kërkoja si gjë të parë, të gjithë të spostohemi në Durrës, me një synim. Cdo familje që hyn në atë rrethin e parë të stresit dhe që dje gjatë gjithë natës ka qëndruar jashtë të kontaktohet. Ju të gjithë këtu, plus strukturat atje të policisë.Brenda ditës së sotme para se të vijë nata duhen kontaktuar të gjithë. Do të angazhohen edhe deputetët edhe ministrat” tha kryeministri Edi Rama.