Shqipëri

Jul Deda nuk ia heq sytë Berishës, i lexon të gjitha mesazhet në telefon

Ish-kryeministri Sali Berisha po “spiunohet”! Teksa në stadiumin “Air Albania” po mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, Berisha është ulur në stadium për të pritur radhën për të folur. Por mbi kokë ka aktorin e humorit Julian Deda.

Teksa Berisha në një moment nxjerr telefonin nga xhepi dhe lexon disa mesazhe, aktori nuk e lufton dot zakonin dhe i hedh një sy mesazheve që shkëmben lideri historik i PD-së. Epo çështje kurioziteti! Por ç’të ketë parë ballë?/Dosja/