Konfirmohet edhe një rast me Covid-19 tek një 47 vjeçar në Bujanoc
Një mashkull nga Bujanoci, 47 vjeç, i cili ishte shtruar në spital fundjavën e kaluar, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, konfirmoi drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc dr.Lela Jovanovic.
“Sapo mora një konfirmim nga Instituti për Shëndet Publik në Vranjë (ZZJZ) se, siç pritej, testi ishte pozitiv,” tha Dr. Jovanoviç.
Virusi Corona u vërtetua tek nëna e tij (77), e cila u transferua nga Vranja për trajtim në njërën nga klinikat e Nishit.
Gruaja e personit të infektuar konfirmoi se dy teste e bëra treguan se burri i saj ishte pozitiv.
-Është i vendosur në repartin e Sëmundjeve Infektive të Spitalit të Vranjë dhe ndihet mirë. Ai nuk pati temperaturë sot, dhe në pranim u diagnostikua me pneumoni”.