Kryesore

Ragmi Mustafi emërohet kryetar i Organit të Përkohshëm në KKSH

Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogun Social ka formuar sot organin e Përkohshëm që do të menaxhojë Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) deri në zgjedhjet e reja.
Sipas informaconeve të siguruara nga redaksia e Ministri e Lajmeve, emri i kryetarit dhe katër anëtarëve të organit të përkohshëm, janë

Ragmi Mustafa kryetar
Enkel Rexhepi anetar
Nevzadi Lutfiu anetar
Agim Haliti anetar
Enver Mehmeti antar

“Ministria mirëpret gatishmërinë e demonstruar të katër listave shqiptare për të marrë pjesë në organin e përkohshëm qeverisës në raport me numrin e votave të fituara”.

Formimi i organit të përkohshëm ishte i nevojshëm sepse pesë partitë që fituan vende në këshill në zgjedhjet e nëntorit të kaluar nuk arritën të bien dakord për një shumicë para afatit.