Komunën e Preshevës sot e vizitoi Delegacioni nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në krye me Mimi Kodhelin
Gjatë ditës së sotme komunën e Preshevës e vizituan Delegacioni nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në krye me Mimi Kodhelin.Kryetari i komunës Shqiprim Arifi me zv.kryetarin Armend Aliun dhe kabinetin e tij sot mikpritën zonjën Kodheli dhe delagacionin e Kuvendit të Shqipërisë, ku dhe vizituan nga afër Komunën, shkollën fillore ‘Ibrahim Kelmendi’ si dhe ‘Shtëpinë e Shëndetit’. Kryetari i komunës Arifi e njoftoi z.Kodheli për problemet dhe vështirësitë që po përballen qytetarët e komunës së Preshevës.Ky është postimi i plotë i Arifit :Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim delegacionin nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në krye me Mimi Kodhelin – Kryetaren e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.Delegacionin e njoftuam me të gjitha problemet qe po përballen qytetarët e Luginës së Preshevës dhe u dakorduam sëbashku që Fondi Kombëtar i Solidaritet të themelohet sa më shpejt për realizimin e projekteve që do të aplikoj Komuna e Preshevës në këtë fond.Vizituam Shkollat Fillore: Prof Ibrahim Kelmendi dhe në fshatin Miratoc: Abdulla Krashnica, Gjithashtu vizituam ambientet e Emergjencës në Shtëpinë e Shëndetit dhe Maternitetit.Me shumë nderë dhe kënaqësi në emër të Komunës së Preshevës ia akorduam AMBASADORE E PRESHEVËS për:-Angazhimin e vazhdueshëm në realizimin e të drejtave të shqipëtarve të Luginës së Preshevës.
-Bashkëpunimin reciprok me institucionet komunale dhe politike të shqipëtarve në Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë.
-Avokimin dhe përfaqësimin brenda qeverisë dhe politikës në Shqipëri