Komunat e Bujanocit dhe Likovës përfitojnë projekt 340.000 euro nga IPA fondet e BE-së
Komuna e Bujanocit dhe ajo e Likovës përmes ndërmarrjeve publike “Komunalia” nga Bujanoci dhe “Pisha” nga Likova janë përfitues të projektit nga IPA fondet, në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar.
Projekti i përzgjedhur dhe i financuar nga IPA është në vlerë prej mbi 340.000.00 euro dhe titullohet “Preventimi i përmbytjeve – nga rreziku në benefit”. Në kuadër të këtij projekti komuna e Bujanocit, gjegjësisht NP Komunalia do jetë përfitues i dy bagerave të cilët në kuadër të projektit do të futen në përdorim në rregullimin dhe mirëmbajtjen e shtratit të lumit.
Projekti i përfituar nga IPA fondet do të zgjasë 18 muaj dhe ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe ekologjisë në dy komunat, asaj të Bujanocit dhe Likovës.