Komuna Preshevës nga sot mbjedhjet e komisionit të prokurimeve publike ti transmetoj LIVE
Komuna e Preshevës njofton se nga dita e sotme për shkak të transparencës ndaj qytetarëve ka vendosur që mbledhjet e komisionit të prokurimeve publike ti transmetoj LIVE në faqen e facebookut.
Sot në plan ka qenë hapja e ofertës për projektin: Rregullimi i trotuareve në Preshevë nga ish tregu i gjelbërt deri tek shkolla fillore Prof Ibrahim Kelmendi.
15 minuta para përfundimit të afatit ligjor për dorëzimin e ofertave, kompania Arso Comm (kompani vendore e cila tashmë njihet me ankesat e saj duke u munduar ti prolongoj projektet) ka dorëzuar një ankesë e cila ka shtyrë hapjen e ofertës dhe në këtë mënyrë do të prolongohet realizimi i këtij projekti.
Luten të gjitha kompanitë të marrin pjesë në prokurimet publike që shpall komuna e Preshevës, por jo edhe të pengoj në realizimin e tyre.