Të fundit

Enti për punësim në Preshevë punon me orar të ri

Enti për punësim në Preshevë, lajmëron të gjithë aplikuesit se ky institucion do të punojë me orar të ri, për shkak të Pandemisë COVID 19.

Kohë më parë ky ent filloi punën, por duke parë grumbullimin e shumtë të njerëzve, me urdhër të qendrës ndërpreu punën duke u lajmëruar se të gjithë lajmëruesit do të evidentohen në mënyrë automatike.

Tani, enti doli me një njoftim për një orar të ri për t’u shmangur grumbullimit të panevojshëm të njerëzve, të cilin e ka bërë publike për të gjithë.

Orari për lajmërime do të jetë ky:

Lajmërimet për muajin mars janë në muajin qershor

Për muajin prill në muajin korrik

Për muajin maj në muajin gusht.

Këto lajmërime do të fillojnë nga fillimi i muajit qershor ku të drejtë për t’u lajmëruar në ent kanë të gjithë ata që kanë pasur të lajmërohen në muajin mars.

Të gjithë ata që lajmërohen domosdoshmërisht duhet të kenë maska!