Të fundit

Komuna e Preshevës shpall konkurs për OJQ’të dhe organizatave sportive

Komuna e Preshevës shpall konkurs publik për financimin e programeve vjetore dhe projekteve të shoqatave të qytetarëve, organizatave tjera joqeveritare dhe organizatave sportive me seli në territorin e Komunës së Preshevës.

Të drejtën e pjesëmarrjes në konkursin publik për financimin e programeve dhe projekteve e kanë shoqatat joqeveritare nga neni 3. i Rregullores e cila i përmbushë këto kushte:

1. Ta ketë selinë në territorin e Komunës së Preshevës,

2. Të jetë themeluar në pajtim me dispozitat me të cilat rregullohet themelimi i organizatave në sferën e shoqatave joqeveritare,

3. Që programi ose projekti të realizohet në territorin e Komunës së Preshevës eventualisht edhe jasht saj, me kusht qe me aktivitetet e saja ta perfaqesoj komunen e Presheves (pjesmarrje ne gara, udhetime studiuese, seminare, konferenca etj.)

Për më shumë vizitoni portalin zyrtar të komunës së Preshevës ku është shpallur konkursi publik:
https://presevo.rs/konkursi-per-ojq-2020/