LajmeTë fundit

Ragmi Mustafa reagon pas fyerjes qe i beri kryetari Arifi

Mbreme gjate emisionit ne tv dukagjini ishte i ftuar kryetari Komunes se Presheves, gjate debatit me analistet ne nje pergjigje ka fyer Ragmi Mustafen kryetarin e PDSH-se, e ky i fundit ka reaguar kundrejt kryetarit Arifi.

Ky eshte postimi i plote i Ragmi Mustafes:

Të nderuar Miq, Studentë dhe Ju Opinion i gjerë,

Kohëve të fundit, opinioni i gjerë publik, me të madhe po kontaminohet nga shpifjet dhe dezinformatat e llojeve të ndryshme, nga Kryetari i APN-së, për të denigruar personalitete, grupacione dhe subjekte të tëra.

Sulmet e pandalshme kundër PDSH-së dhe ikonave të saj janë të pritshme nga armiqët tanë, por që ato të vijnë me direktivat e armikut shekullor Serbisë, nga pjesëtarët e etnikumit tënd, është kriminale dhe e pafalshme.
Madje, këto sulme duken të sinkronizuara me armiqët shekullor të popullit shqiptar dhe në një kohë tepër delikate për historinë tonë. Asnjë motiv, qoftë personal, politiko-partiak apo hakmarrës, nuk e arsyeton veprimin e organizuar të strukturave anti-shqiptare, që aktualisht janë vënë në sinkron, kundër interesave jetike të popullit shqiptar në tërësi.

Partia Demokratike Shqiptare përbën vlerë kombëtare, pavarësisht akuzave dhe sulmeve të qarqeve të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit. Ajo është pjesë e historisë dhe e tillë do të mbetet.
Individët dhe grupet politike, që synojnë të realizojnë synimet e tyre meskine, janë të pafuqishëm ta ulin dhe nënçmojnë rolin historik të PDSH-së.

Shkrimet, shpifjet dhe etiketimet e një “kryetari” senil të cilit i ka ikur shansi historik për të qenë i renditur në faqet e ndritshme të historisë kombëtare, ngjajnë me një fushatë të sinkronizuar me UDB-ën, kundër interesave të kombit shqiptar, në kohën kur shërbimet ruse e grupe politike janë hedhur në sulme të ashpra kundër bashkimit të Luginës me trungun e saj Republikën e Kosovës.

Këta “patriotë shqipfolës” ju bëjnë shërbim të jashtëzakonshëm këtyre qarqeve antishqiptare.

Veprimi i tillë, i cili fillon me moton “gjuaje gurin, fshihe dorën”, është një mision që (veçanërisht) shqiptarëve i ka kushtuar shumë, në çdo drejtim, përgjatë rrugëtimit të Tij për të qenë ZOT I VETËVEHTES.

Të gjitha faktet e mësipërme u shtruan që të mbyllen zërat e këqinj që kanë vetëm një mision të caktuar: NJOLLOSJEN E PUNËS, KONTRIBUTIT dhe PËRKUSHTIMIT tim profesional dhe njerëzor.

Ju qoftë për “nder”.

Përmbahuni dhe mos i shkaktoni plagë më të thella qenies sonë kombëtare!

Kryetari i PDSH-së
Dr. sc. Ragmi Mustafa