Komuna e Preshevës nikoqire e “Forumit të Grave të Suksesshme në Rajon”
Në Preshevë në orën 10 kanë nisur punimet e edicionit të dytë të “Forumit të Grave të Suksesshme në Rajon” i cili organizohet nga Unioni i Bashkive Shqiptare.
Këtë vit nikoqire ishte komuna e Preshevës për komunat e Prishtinës, Tiranës, Tetovës, Ulqinit, Tuzit, Çairit, Pejës, Gjakovës dhe Mitrovicës Jugore. Në këtë takim janë ndarë përvoja dhe është diskutuar për bashkëpunimin dhe fuqizimin e vajzave dhe grave nga komunat shqipfolëse të Ballkanit Perëndimor.