Të fundit

Komuna e Bujanocit ekzekuton pagesat e bursave të studentëve për vitin akademik 19/20

Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Komuna e Bujanocit, ka bërë të ditur, që sot, i është bërë pagesa studentëve përfitues të bursave komunale.

“Kryetari i komunës së Bujanocit sot ka nënshkruar pagesat për 725 studentë të komunës së Bujanocit për vitin akademik 2019/2020. Shuma e përgjithshme për bursat e studentëve kap vlerën prej 9.988.000,00 dinarë, ku ndarja e mjeteve financiare është bërë sipas këtyre kriteriumeve:

– për studentët me notë mesatare mbi 9.50 janë paguar nga 22.000 dinarë,

– për studentët me notë mesatare prej 9.00 -9.50 janë paguar nga 19.000 dinarë,

– për studentët me notë mesatare prej 8.00 – 9.00 janë paguar nga 17.000 dinarë,

– për studentët me notë mesatare prej 7.00 – 8.00 janë paguar nga 15.000 dinarë,

– për studentët me notë mesatare prej 6.00 – 7.00 janë paguar nga 13.000 dinarë,

– për studentët e vitit të parë që kanë notë mesatare nga shkolla e mesme prej 4.00 – 5.00 janë paguar nga 11.000 dinarë, kurse për ata me notë prej 2.00-4.00 nga 5.000 dinarë.

Gjithashtu, edhe për studentët që studojnë në botën e jashtme, si Francë, Austri, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe iu kanë paguar nga 15.000 dinarë” – thuhen në njoftimin e publikuar sot në faqen zyrtare të Komunës së Bujanocit.

Vite me rradhë, Komuna e Bujaocit, ndanë afro 10 milionë dinarë për ndihma të njëhershme studentëve nga Bujanoci./LuginaLajm/