Komuna e Preshevës dhe Trupi Koordinues shpërndau çanta dhe artikuj shkollorë
Komuna e Preshevës në bashkëpunim me Trupin Koordinues gjatë ditës së sotme ka bërë shpërndarjen e çantave dhe artikujve shkollorë si (fletore, vizore,lapsa, etj) për nxënësit e klasave të para në tërë territorin e komunës së Preshevës.

Gjithsejt janë shpërndarë çanta dhe artikuj shkollor për 378 nxënës, 201 për meshkuj dhe 177 për femra.
