Të fundit

Lajm i mirë: Dasmat në Luginë do të mbahen këtë sezonë

Si duket jemi duke u rikthyer në normalitet jetësorë pas 3 muajve, të trishtuar, të mbyllur e të bllokuar nga pandemia që shkaktoi virusi Covid-19.

MinistriaLajmeve jo zyrtarisht ka mësuar se edhe këtë sezonë verore do të mbahen darsmat në Luginë të Preshevës.

Siç edhe kemi njoftuar gjatë gjithë kohës për zhvillimet dhe ndryshimet e fundit për zbutjen e masave, aktualisht në ambientet e mbylluara numri maksimal i njerëzve për t’u grumbulluar nuk lejohet më shume se 100 persona, mirëpo lajmi i mirë është se nga data 15 qershor ky vendim pritet të hiqet, që nënkupton se që nga mesi i muajit qershor mund të mblidhen në ambiente të mbyllura më shumë 100 persona.