Të fundit

Komuna e Preshevës bënë thirrje publike për aplikim për ndarjen e mjeteve si ndihmë financiare në kuadër të “Pakos Emergjente Presheva 2020”

Komuna e Preshevës bënë thirrje publike për aplikim për ndarjen e mjeteve si ndihmë financiare në kuadër të “Pakos Emergjente Presheva 2020” Masa 4, për të gjithë bujqit e Komunës së Preshevës të cilët kanë të regjistruar ekonominë bujqësore në Regjistrin e Ekonomive Bujqësore.

Pakoja emergjente Masa 4 ka për qëllim rimëkëmbjen ekonomike të ekonomive bujqësore që kanë pësuar rënie të veprimtarisë dhe po kalojnë vështirësi financiare për shkak të situatës së jashtëzakonshme të shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Vlera e ndihmës financiare do të përcaktohet varësisht numrit të aplikuesve për të përfituar nga kjo pako, konkretisht shuma totale e mjeteve në dispozicion për këtë masë është 15,000,000 din.,e cila do të përpjestohet me numrin e përgjithshëm të aplikimeve,pa kategorizim.

KUSHTET PËR APLIKIM:
Të drejtë aplikimi kanë të gjitha ekonomitë bujqësore me status Aktiv në vitin 2020 (bartësit e ekonomive bujqësore ose të jetë anëtarë i saj),që janë të regjistruar në Regjistrin e Ekonomive Bujqësore dhe ushtrojnë veprimtarinë në territorin e komunës së Preshevës duke përjashtuar ekonomitë bujqësore të cilat janë të regjistruara pas datës 15.03.2020.

METODA DHE AFATI I APLIKIMIT:
Ekonomitë bujqësore të cilat i plotësojnë kushtet për aplikim të përshkruara më lartë, mund të aplikojnë në formë online duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

https://forms.gle/5QpuuTQtuMzCLHWw8

Duke pasur parasysh situatën e pandemisë dhe emergjencës shëndetësore, ju rekomandojmë që për çdo informatë shtesë apo paqartësi rreth mënyrës së aplikimit të na kontaktoni vetëm ditëve të punës nga ora 8.00 deri ora 15.00 nëpërmes telefonit 063 704 9920 ose email adresës pakoemergjente2020@gmail.com.

Afati i fundit për aplikim është deri me datë 19.06 2020, ora 14:00