Të fundit

PVD: Vendimi i KRZ-së i turpshëm dhe politik

Njoftim për opinion nga PVD

Vendimi i KRZ-së i turpshëm dhe politik

Komisioni Republikan Zgjedhor, duke zgjedhur të veprojë në bazë të politikave partiake qendrore e jo në përputhje me Ligjin, sapo votoi për përsëritjen e zgjedhjeve në vendvotimin nr.6 në Tërnoc.

Arsyetimet krejtësisht politike të përfaqësuesëve të partive politike qendrore edhe njëherë dëshmuan se ata zgjedhin politikën e tyre ditore para rrespektimit të ligjeve në fuqi dhe se definitivisht nuk e duan prezencën e Shqiptarëve në Parlament.

Pavarsisht kësaj, Koalicioni i Shqiptarëve do t’i drejtohet Gjykatës Administrative, si shkallë e fundit e vendosjes.

Vendimi i sotëm i Komisionit Republikan Zgjedhor ishte skajshmërisht në kundërshtim me praktikat e deritanishme të këtij organi prandaj edhe konsiderohet eksluzivisht vendim politik.

Tentimi për vjedhjen e mandatit, tanimë, u institucionalizua edhe nga vet organi që ka për detyrë organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Shtabi Zgjedhor