Të fundit

Komuna e Bujanocit: Tregu i gjelbër hapet të hënën vetëm brenda hapësirave

Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit në mbledhjen e sotme ka vendosur mes tjerash që nga dita e hënë 31 gusht të hapet tregu i gjelbër dhe i kafshëve, shkruan Titulli.com.

Sipas konkluzionit të shtabit tregu i gjelbër do të funksionojë vetëm brenda hapësirave të tregut me planin rregullues dhe kujdesi do të vazhdojë në respektimin e masave parandaluese epidemiologjike.

Tregu i gjelbër në Bujanoc ishte mbyllur më 5 gusht sipas një konkluzioni nga shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme për shkak të parandalimit të përhapjes së pandemisë me Covid-19./Titulli.com/