Të fundit

184 raste të evidentuara deri më tash me Covid në Bujanoc

Nga shpërthimi i epidemisë e deri në ditën e sotme, në komunën e Bujanocit janë evidentuar 184 raste pozitive me Covid ndërsa për pesë monstra rezultatet janë në pritje“, ka deklaruar sot drejtoresha e shtëpisë së shëndetit dr. Lela Jovanoviq, gjatë paraqitjes së raportit në takimin e Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme.
Vetëm gjatë këtij muaji, sipas këtij raporti, janë kontrolluar 1252 persona, prej të cilëve 366 për herë të parë, shkruan FOLonline.
Me metodën PSR janë kryer 263 testime, 58 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv.
363 persona të tjerë janë testuar sipas metodës serologjike, kurse 93 raste kanë rezultuar pozitiv.
Deri më tash 14 punëtorë të shtëpisë së shëndetit në Bujanoc kanë rezultuar pozitiv me viruson Corona, ndërsa një person ka gjetur vdekjen si pasojë e tij.
Ky raport flet se ditëve të fundit ka zvogëlim të numrit të të prekurve me virus.
Edhepse sot Sh.K.S.J.-ja ka vendosur për lejimin e punës së tregjeve në hapsirat e kufizuara, drejtoresha e shtëpisë së shëndetit ka propozuar masat për mbikqyrjen e aplikimit të masave që akoma mbesin në fuqi si dhe janë propozuar disa rekomandime tjera, të cilat i paraqesim në vazhdim.
P.S. Për shkak se pjesa dërmuese e stafit të Shërbimit të Përkthyesve ndodhen në pushim vjetor, dokumenti në fjalë është vetëm në gjuhën serbe. ( Ky është arsyetimi i Administratës Komunale )