Të fundit

Nxënësit e shkollës fillore nesër, ditë e shtunë janë në shëtitje vjeshtore tek Livadhi i shehut 

Njoftim

Njoftohen nxënësit,arsimtarët dhe prindërit e fëmijëve që vijojnë mësimin në shkollën “prof Ibrahim Kelmendi” që nesër më 8.10. (e shtunë) do të organizohet shëtitja vjeshtore.

Nxënësit e ciklit të ulët( I-IV ) shetitjen do ta bëjnë te stadiumi i qytetit me fillim nga ora 9:00

Nxënësit e ciklit të lartë (V-VIII) shetitjen do ta bëjnë te vendi i quajtur “LIVADHI I SHEHUT”

Nxënësit e ciklit të lartë duhen të jenë në oborrin e shkollës ora 8:00 dhe udhetimi bëhet me agjencionin “Graniti trans”
Një lehtësim rreth bartjes së nxënësve luten të na bëjnë edhe prindërit !

VINI RE: Arsimtari kujdestar është i obliguar që pas përfundimit të shetitjes t’i detyrojë nxënësit të bëjnë grumbullimin e mbeturinave,dhe të njejtat ti bartë deri te çeshmja,ku bëhet shetitja,më pastaj NP.Moravica do bëjë bartjen e mbeturinave deri te vendi i hedhjes së mbeturinave!

Nga menaxhmenti i shkollës:
Fitore Sahiti