Komuna e Bujanocit ndan ndihmë solidare për të gjithë punëtorët e Administratës komunale
Në shumë komuna, manipulimet më të mëdha me mjetet buxhetore bëhen në fundvit. Këto manipulime shpeshherë karakterizohen me ndarjen e mjeteve pa kurrfar kriteri militantëve partiak, oligarkëve të pushtetit, mediave që i kontrollon pushteti, etj. Komuna e Bujanocit, rrespektivisht kryetari i saj Shaip Kamberi nuk e praktikoi këtë metod të mbrapshtë por mjetet në formë ndihme solidare ja ndau të gjith punëtorëve të Administrates pa dallim partie.
Me këtë rast, për këtë veprim fisnik të Komunës së Bujanocit njoftoi përmes një postimi Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi:
Ndihmë solidare për të gjithë punëtorët e Administratës komunale, pa dallim
Pas një takimi me Sindikatin e pavarur të punëtorëve dhe më të gjithë punonjësit e Administratës komunale të Bujanocit, u dakorduam që për fundvit të ndajmë ndihmë solidare për punëtorët e administratës.
Sipas nismës sonë, kësaj ndihme më shumë do t’i gëzohen punëtorët me klafikim me shkolla të mesme (nga 25 mijë dinarë), krahas kryeshefave të tyre dhe punëtorëve me fakultetet që do të përfitojnë nga 20 mijë dinarë.
Gjithashtu në takimin e sotëm u dakorduam që pagën e muajit dhjetor të planifikuar për ditën e hënë të javës së ardhshme, t’ japim në fillimin e muajit janar.
Shpresoj që kjo iniciativë të përsëritet edhe viteve të ardhshme!