Lajme

Musliu: Kurti do të hyjë në histori si kryeministër që fëmijët nuk i flasin shqip

Deputetja nga PDK-ja, Ganimete Musliu ëshët treguar e ashpër ndaj mandatarit për kryeministër, Albin Kurti gjatë senacës së stome të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet Qeevria Kurti 2.

Ajo ka parashtruar disa pyetje për Kurtin, ku ndër të tjera e pyeti rreth qëndrimit të saj ndaj Gjykatës Speciale.

Ajo, ka thënë se Kurti do të hyjë në histori si kryeministri i parë shqiptar që fëmijët e tij nuk flasin shqip.

“Çka ndodhi me shërbimin ushtarak që para një vitit e propozuat? Unë kam ditë që kjo është e paarritshme, por edhe ju qenkeni bindur. Cka nënkupton për juve regjioni i Drenicës? Duke qenë se nuk e pashë asnjë emër të ministrave nga Drenica. A do të ofroni grancë shtetetërore për ushtarët që gjykohen në Hagë dhe cili është qëndrimi juaj për Gjykatën Speciale? A jeni i sigurt që ligjërisht keni të drejtë të bëheni kryeministër? Ju e keni një dënim që ua ka pamundësuar të kandidoni për deputet. Ju jeni kryeministri I parë shqiptar që fëmijëte tij nuk I flasin shqip”, tha ajo.

Kryetari I Kuvendit, Glauk Konjufca ka regauar nga këtij fjalimi të Musliut duke kërkuar që deputetët të mos prekin në çështje famijare.