LajmeTë fundit

Arifi: Bujanoci nuk do ti falë ata që po qeverisin me Arsiqin, APN do ti fitojë zgjedhjet edhe në Bujanoc

Alternativa për Ndryshim do ti fitojë zgjedhjet edhe në Bujanoc nga partitë shqiptare, ka deklaruar kështu Kryetari i komunës së Preshevës njëherit kryetarë i APN-së, Shqiprim Arifi.

Arifi beson tek qytetarët e komunës së Bujanocit se kësaj here nuk do ti votojnë ata që për vite të tëra nuk mundën tu sigurojnë qytet të pastër, me ujë të pijes dhe të tjera.

Edhe pse APN në Preshevë qeverisë falë koalicionit me SNS-in, parti kjo e Presidentit Vuçiç, Kryetari Shaqiprim Arifi kritikoi qeverisjen lokale në Bujanoc e cila po qeverisë me Grupin qytetar të Stojança Arsiqit

“Mendësia politike e strukturave të APN-së në Bujanoc është ndryshe nga partitë e vjetra të cilat gjatë kohës sa kanë qeverisur vendin kanë dështuar. Bujanocasit kësaj here nuk do ti falin ata që po qeverisin me Stojançe Arsiqin” tha Arifi