Lajme

KOMANDANT REMI TREGON PËR ÇKA U INTERESUAN PROKURORËT E SPECIALIZUAR NË HAGË

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa – Remi, ka thënë se hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar janë interesuar për Qendrat Ndaluese të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një intervistë për T7, në emisionin Pressing, Remi u shpreh se është e ditur që UÇK ka pasur qendra ndaluese, por ai deklaroi se është i bindur në pafajësinë e tij dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për të parë videon, klikoni këtu: VIDEO

“Ata [Zyra e Prokurorit të Specializuar, v.j] janë interesuar për qendrat ndaluese. Krejt njerëzit e dinë që ka pasur qendra ndaluese të UÇK-së. Këta kanë qenë njerëz që kanë rënë ndesh me misionin tonë, e në misionin tonë kanë rënë ndesh nganjëherë edhe ushtarët”, ka thënë Mustafa.

“Ka pasur njerëz që i kanë shkatërruar pronën tjetrit, dhe shumica e këtyre njerëzve të ndaluar kanë qenë për këto raste”, është shprehur ai